Libri mbi fiset shqiptare NULL NULL 31.05.2015 12:10 31.05.2015 12:10 Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga studiues Robert Elsie. “Sapo doli edhe një libër nga unë, kësaj radhe për fiset dhe bajraqet e Veriut të Shqipërisë (ku përmenden gjithsej 69 fise dhe bajraqe), me informacion për historinë, fenë, zakonet dhe traditat të tyre, si dhe me vëzhgime të udhëtarëve të huaj të hershëm për ata”. Kështu ka paralajmëruar librin e tij të ri Robert Elsie, shkrimtari e specialisti i studimeve shqipe, shkruan KultPlus. I njohur shumë për eksplorimin e tij të gjuhës dhe letërsisë shqipe duke mos lënë anash as kultivimin e fotografisë, Elsie vjen me një libër të ri, mbi fiset shqiptare dhe kulturën e tyre. Libri në fjalë merret me fiset kryesore shqiptare, së paku për ato të cilat ka informacione. Janë gjithsej 69 fise të përfshira në libër, ndërsa në pjesën e dytë të librit përfshihen edhe përshtypjet që turistët kishin në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të pasi vizitonin këtë pjesë të botës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Vdes Louis Gossett Jr, i pari me ngjyrë që fitoi një “Oscar” për aktorin dytësor 2 orë më parë