Libri e piktura bëhen bashkë në mbrëmjen poetike në Prishtinë NULL NULL 21.03.2025 14:07 21.03.2025 14:07 “Gravurë me ngjyrat e kohës”, e autores Ajne Ibërhysaj është libri që promovohet sot në galerinë Kultplus në Prishtinë, në ditën botërore të poezisë. Rreth librit do të flasin Agim Vinca e Ramë Oraca, ndërkohë, po kjo mbrëmje poetike do të shoqërohet edhe me prezantimin e ekspozitës kolektive nga artistët: Musë Prelvukaj, Skënder Idrizi, Bija Jasiqi, Merita Myderrizi Maloku dhe Agron Mulliqi. Kjo mbrëmje me ngrohtësi poetike dhe ngrohtësi të ngjyrave është e hapur për të gjithë adhuruesit e librit dhe pikturës, transmeton Klan Kosova.tv.