Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liberalizimi i vizave prioritet nacional

NULL NULL
04.05.2015 13:50
Kadri Veseli: Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet nacional deri në realizimin e plotë të tij.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, priti sot në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë, për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën nga ana e Komisionit Evropian.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë e përgëzoi kryetarin Veseli për MSA-në, duke e konsideruar këtë një të arritur e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në procesin e integrimeve evropiane.

Zhbogar shprehu konsideratën e tij për institucionet e Kosovës, të cilat kanë shprehur përkushtimin për kryerjen e detyrave që dalin para tyre në këtë proces.

Kryeparlamentari Veseli, ndërkaq, falënderoi Zyrën e BE-së në Kosovë dhe drejtuesin e saj personalisht, për angazhimin e tyre në këtë drejtim, ndërsa konsideratë të veçantë shprehu edhe për deputetët e Parlamentit Evropian që janë vazhdimisht afër institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Liberalizimin e vizave, kryetari i Kuvendit e vlerësoi me rëndësi të madhe për Kosovën, veçanërisht për të rinjtë e saj, si një resurs tepër i vlefshëm i vendit.

Kryetari Veseli konsideroi se detyrat e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e kritereve në këtë proces janë të pashtyeshme, ndërsa vlerësoi se krahas kësaj, edhe faktori ndërkombëtar duhet të ndikojë pranë Bashkimin Evropian që qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen.

“Procesi i liberalizimit të vizave mbetet prioritet nacional deri në realizimin e plotë të tij”, theksoi kryetari Veseli.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.