Liberalizimi i vizave mund të shtyhet pas verës NULL NULL 01.06.2016 08:36 01.06.2016 08:36 Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave i BE-së nuk do të marrin vendim për heqjen e liberalizimit të vizave për Kosovën deri në vjeshtën e këtij viti. Vlerësohet se pezullimi i vendimit për Turqinë të ketë ndikuar që ky proces të shtyhet për pak muaj edhe për Kosovën. Javën e ardhshme do të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë Meqë është pezulluar vendimi për liberalizimin e vizave për Turqinë, kjo ka ndikuar që edhe vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të shtyhet deri në vjeshtë. Mbetet që javën e ardhshme të diskutohet vetëm për Gjeorgjinë. Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës “Zëri” nga Brukseli. Një mundësi e tillë nuk përjashtohet as nga njohësit e këtij procesi, të cilët vonesat procedurale brenda institucioneve të BE-së dhe mungesa e vullnetit politik në këto institucione mund të ndikojnë në shtyrjen e vendimit për heqjen e regjimit të vizave. Madje, anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane konsiderojnë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet më shumë në lobim te disa vende, të cilat ende hezitojnë ta mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën. Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës 38 minuta më parë
Kosova Mustafa, VV-së: Kthehuni në kornizën kushtetuese - ta tejkalojmë cirkun politik 41 minuta më parë