Lewandowski merr vendim për të ardhmen NULL NULL 07.01.2026 10:28 07.01.2026 10:28 Robert Lewandowski nuk e ka ndërmend të largohet nga Barcelona në këtë fazë të sezonit, pavarësisht zërave që e lidhin me Arabinë Saudite apo Serie A. Sulmuesi polak është i qetë dhe i fokusuar te objektivat e skuadrës, ndërsa çdo vendim për të ardhmen do të merret vetëm pas përfundimit të sezonit. Hansi Flick e konsideron Lewandowskin pjesë kyçe të projektit, ndërsa klubi katalanas është i vetëdijshëm se aspekti financiar do të luajë rol vendimtar në diskutimet e verës./Klankosova.tv