Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lëvizje në qeverinë shqiptare, emërime të reja në disa ministri

NULL NULL
26.11.2025 19:41

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Shqipërisë, u miratuan edhe disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve.

Konkretisht, Oltjon Muzaka u emërua zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Entela Ramosaçaj, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë.

Denada Seferi, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Enkelejd Musabelliu, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Olta Manjani, zëvendësministër i Ekonomisë,Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.

Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme