Leverkuseni vazhdon udhëheqjen e Bundesligës NULL NULL 08.10.2023 17:32 08.10.2023 17:32 Bayer Leverkuseni ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, këtë herë duke e mposhtur Kolnin me rezultat 3-0. Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Janos Hofmna, në minutën e 22’, ndërsa për golin e dytë u përkujdes Frimpong, në minutën e 32’. Me këtë epërsi prej dy golave për Leverkusenin, përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, njeriu më në form te Leverkuseni, Victor Boniface, me një gol në minutën e 67’, e vulosi fitoren. Leverkuseni pas fitores mbetet në vendin e parë me 19 pikë, shtatë ndeshjeve, teksa Kolni renditet në pozitën e fundit me vetëm një sosh. /Klankosova.tv.