Levante po e befason Barçën në pjesën e parë NULL NULL 23.08.2025 22:27 23.08.2025 22:27 Levante po e befason Barcelonën në pjesën e parë të xhiros së dytë të La Ligës pasi po e mposht me rezultat 1-0. Vendasit e nisën mirë ndeshjen kur në minutën e 9-të Morales realizoi për 1-0, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Vetëm gjashtë minuta më vonë, në skenë u ngjit Romero, i cili e shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Toljan, duke shënuar golin e parë të rregullt, njofton Klankosova.tv. Ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë, gjyqtari akordoi penallti për Levanten, të cilën e konkretizoi në gol Morales. Në anën tjetër, Barça nuk arriti ta rrezikonte shumë portën e Levantes, përveç në një rast ku Ferran Torres e goditi traversën në minutën e 37-të.