Letonia përkrah anëtarësimin e Kosovës në Bolonjë NULL NULL 11.11.2015 14:05 11.11.2015 14:05 Gjatë vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami është takuar sot me homologen e tij Marite Seile, me të cilën ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes të dyja vendeve. Gjatë takimit dy ministrat u zotuan se do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit, me theks të veçantë arsimin e lartë dhe atë profesional. Ky bashkëpunim do të konkretizohet me një marrëveshje të veçantë të lidhur mes dy ministrive. Bajrami, poashtu, mori konfirmimin nga Seile se do ta mbështesin Kosovën në rrugën e saj për anëtarësim në Bolonjë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë