Leonora Jakupi opinioniste në edicionin e katërt të “Big Brother Vip Kosova” NULL NULL 17.11.2025 21:16 17.11.2025 21:16 Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi është ftuar të jetë një nga opinionistet në edicionin e katërt të spektaklit “Big Brother Vip Kosova”. Ajo ka shprehur emocionet e saj në lidhje me këtë mundësi, duke thënë se është një eksperiencë krejt ndryshe për të. “Fillimisht, është kënaqësi që jam këtu. Është emocion i veçantë, për faktin që është një eksperiencë krejt ndryshe për mua. E kam pasur mjaft të vështirë për të thënë ‘Po’”, ka thënë Jakupi. Jakupi tha se roli i saj do të jetë këshillues dhe analizues. /Klankosova.tv