Leonora Jakupi kujton Leze Qenën: Ishte ikonë e Princ Kafe Turke (VIDEO) NULL NULL 28.05.2021 11:25 28.05.2021 11:25 Leonora Jakupi ka folur për bashkëpunimin e saj që ka ndër vite me kompaninë Devolli dhe Princ Kafe Turke. Këngëtarja e njohur shqiptare kujtoi në emisionin e mëngjesit “Ora 7”, reklamat me të ndjerën Leze Qena, e cila ishte ikonë e Princ Kafe Turke. “Kam shumë kujtime me kafen turke, Devollin dhe Leze Qenën. Ajo ka qenë një ikonë e skenës tonë dhe ikonë e Princ Kafe Turke. Të realizosh reklama sot me mungesën e saj, është shumë e vështirë”, tha Jakupi. Mes tjerash, artistja e cila numëron shumë hite me miliona klikime në platformat online, tha se në dy xhirimet e fundit për Princ Kafe Turke, e ndjeu më së shumti mungesën e saj pasi është motivuar nga Qena. “Gjithmonë më ka motivuar. Kur e ke pa atë, e ka pi një kafe dhe ka pushu pak, nuk përtonte dhe ka vazhdu. Mungesë shumë e madhe, përveç skenës dhe teatrit shqiptar edhe për konsumatorin e princit është mungesë e madhe. Ka qenë zonjë e cila me ëmbëlsinë e vet të ka bërë përvete. Gjithë djemtë dhe vajzat me të cilët kemi punuar, i ka motivuar. Ishalla ia arrijmë qëllimit të realizojmë reklama të bukura pa të”, tha Jakupi, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.