Lëndohet një 23-vjeçare në një aksident në Shkodër NULL NULL 15.07.2024 18:16 15.07.2024 18:16 Foto arkiv. Një aksident ka ndodhur na fshatin Barbullush në Shkodër, ku mësohet se drejtuesja, 23-vjeçare, ka humbur kontrollin e makinës, i cili si pasojë ka dalë nga rruga. Policia ka bërë të ditur 23-vjeçarja është dërguar në spital, ku edhe po merr trajtim mjekësor. “Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga”. “23-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.