Lëndohen dy punëtorë gjatë ndërhyrjes në një trafo në “Trepçë” NULL NULL 07.10.2024 15:30 07.10.2024 15:30 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Në një incident në një trafo elektrike në “Trepçë”, kanë mbetur të lënduar dy punëtorë, njëri nga Ndërmarrja “Trepça”, e tjetri nga KOSTT-i. Incidenti saktësisht ndodhi tek Parku Industrial, në njësinë biznesore Stabilimentet Energjetike (Energjetika). Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësja e Ndërmarrjes “Trepça”, Donika Osmani. Ajo tha se të dy punëtorët janë jashtë rrezikut për jetë. “Ka ndodhur një incident në ndërhyrje në një trafo për shkak të intesitetit të lartë të rrymës, ku si pasojë dy punëtorë janë lënduar. Njëri punëtor është i Ndërmarrjes “Trepça”, e tjetri nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT). Që të dy gjenden jashtë rrezikut për jetë”, tha Osmani. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 13 orë më parë