Lëkundje tërmeti në Tiranë e Elbasan NULL NULL 29.10.2025 13:13 29.10.2025 13:13 Një tërmet është ndjerë paraditen e sotme në afërsi të Tiranës. Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Europiane Mesdhetare për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC), tërmeti ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5 kilometrash. Epiqendra është lokalizuar rreth 11 kilometra në juglindje të kryeqytetit shqiptar, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në zonat përreth, përfshirë Elbasanin. Tërmeti është regjistruar në orën 12:49, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.