Lekaj: U tronditëm nga vdekja e 40 vjeçares nga Covid-19 NULL NULL 21.04.2020 12:25 21.04.2020 12:25 Deputeti i AAK-ë, Pal Lekaj Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se është tronditur nga vdekja e 40-vjeçares nga Gjakova si pasojë e infeksionit me Covid-19. Lekaj ka thënë se mërzia shtohet edhe më shumë kur dihet se e ndjera ishte shtatzënë. “Një tronditje e madhe na erdhi sot në mëngjes për shkak të lajmit se ka ndërruar jetë gruaja 40 vjeçare nga Gjakova si pasojë e infeksionit me koronavirus Covid19. Dhembja dhe mërzia shtohet dhe më shumë për faktin se ajo brenda vetes mbante një fëmijë që shkoi në përjetësi bashkë me nënën”, ka theksuar Lekaj. Ai duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerës, ka thënë se COVID-19 do ta humbë luftën. “Ngushëllimet më të sinqerta familjes Pitaqi dhe rrethit të saj. Luftë ndaj COVID 19 do ta fitojmë se s’bën ndryshe, prandaj #rrinshpi”, ka shkruar Lekaj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.