Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lekaj pyet Kurtin: Ku mbeti reciprociteti për targat, dokumentet e udhëtimit dhe diplomat?

NULL NULL
01.04.2020 18:38

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj, e quajtur mashtrues kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

“Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë”.

Lekaj e ka pyetur Kurtin se ku ka mbetur reciprociteti i njohjes së targave, dokumenteve të udhëtimit e diplomave.

” Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave? Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij “.

Kurti thotë se taksën 100% do ta zëvendësojë me reciprocitet të plotë

Mashtruesi në ikje mbrëmë pa fije turpi na tha se paska vendosur reciprocitet me Serbinë. Por, si ndodhi që nga reciprociteti politik, ekonomik e tregtar të na shndërrohet në reciprocitet të çertifikatave fitosanitare e veterinare? Ku mbeti reciprociteti i njohjes së targave të automjeteve? Ku mbeti njohja e dokumentave të udhëtimit? Ku mbeti njohja e ndërsjelltë e diplomave? Këtu po ju bashkangjes me zë dhe figurë ish kryeministrin duke trumbetuar reciprocitetin “e plotë” që tashmë ka mbetur një nga gërmadhat mashtruese të tij.

Publiée par Pal Lekaj sur Mercredi 1 avril 2020

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.