Lekaj premton tetë milionë euro investime në komunën e Deçanit NULL NULL 09.02.2018 12:22 09.02.2018 12:22 Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj vizitoi komunën e Deçanit ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj. Lekaj me këtë rast tha se ministria të cilën ai e drejton, do ta mbështes Deçanin në projekte të cilat kanë ndikim pozitiv në jetën e qytetarit. Sipas tij Deçani do të përfitojë 8 milion euro, të cilat do të jenë për projekte lokale që i lidhin fshatrat e kësaj komune, raporton EO. “U zotuam që do ta mbështesim fuqishëm në projektet lokale që kanë impakt pozitiv për zhvillimin ekonomik por edhe për zhvillimin e turizmit. Ne nënshkruam marrëveshje bashkpunimi me komunën e Deçanit dhe u zotuam që këto projekte nuk do të stërzgjaten, do të jemi të saktë dhe me kohë në përfundimin e tyre”, tha ai.