Lejoi qytetarin të kalonte me fishek, arrestohet zyrtari i Aeroportit të Prishtinës NULL NULL 11.07.2025 09:56 11.07.2025 09:56 Aeroporti i Prishtinës Është arrestuar zyrtari i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili ishte me detyrë në kontrollin e X-Rej, pasi sipas policisë, ai dyshohet se ka lejuar një qytetar të kalojë me një fishek 9 milimetërsh. Sipas policisë, rasti ka ndodhur të enjten e 10 korrikut, rreth orës 10:50, transmeton Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, punëtor i ANP-së (me detyrë në kontrollin X-Rej) pasi që ka lejuar një qytetar të kalojë me një fishek 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.