Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lejohet rishikimi i procedurës ndaj të riut që u dënua për “grabitje” (VIDEO)

NULL NULL
20.05.2022 12:19

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka lejuar rishikimin e procedurës penale ndaj të dënuarit Trim Vokshit, për veprën penale të grabitjes në tentativë.

“Kolegji shqyrtues i Gjykatës Themelore në Gjakovë, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e të dënuarit T. V., e parashtruar nga mbrojtësi i tij avokati Arbër Guta, për rishikimin e procedurës penale të përfunduar me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda, i datës 24 korrik 2020, i formës së prerë nga data 16 dhjetor 2020”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv.

Pas plotfuqishmërisë së këtij aktvendimi, ndaj Vokshit do të pushohet ekzekutimi i dënimit me burgim ndërsa Kolegji ka urdhëruar Gjykatën Themelore në Gjakovë që të caktojë shqyrtimin e ri gjyqësor ndaj tij.

Kujtojmë se në lidhje me rastin ka folur për Klan Kosova vet Trim Vokshi, i cili pretendonte se është i pafajshëm dhe dëshmi për këtë e ka një tatuazh në dorën e tij, teksa siç thoshte vet ai, personi që e ka kryer grabitjen nuk kishte fare tatuazh.

Kërkohet rishqyrtim provash në rastin e Trim Vokshit (VIDEO)

lajme të ngjashme