Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leibovich nga Komiteti “Amerikan-Hebraik” sheh ngjashmëri me ndihmën e Amerikës ndaj Kosovës dhe Izraelit

NULL NULL
22.06.2025 17:54

Drejtoresha e Komitetit “Amerikan-Hebraik”, Avital Leibovich, ka folur për sulmet që ndodhën ndaj caqeve nukleare në Iran, në Fordow e Natanz, tregohet se sa e koordinuar është Qeveria e Izraelit me Qeverinë e ShBA-së.

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ajo deklaroi se me situatën të tanishme të Izraelit sheh ngjashmëri me situatën e vitit 1999 kur ndodhi lufta e fundit në Kosovë.

E njëjta tha se ShBA-ja me sulmet ndaj Iranit i doli në ndihmë Izraelit, si Kosovës në ‘99-në.

“Mendoj se nëna e të gjitha bombave është krijuar për shkak të bazës nukleare në Fordow. Kjo i bie që aty ka qenë një forcë nëntokësore, dhe fryma me të cilën është i rrethuar Izraeli, pra ka shumë vegla të Iranit në rajon, Hezbollahu, Libani, Assadi që ka qenë në Siri deri në dhjetor, Hamasi në Gaza, dhe xhihadi islamik, ka një mjedis mjaft sfidues për ne”, u shpreh Leibovich.

“Sidoqoftë shoh një ngjashmëri për nevojën e mbrojtjes së një aleati sikur në 1999 në Kosovë tani në vitin 2025 në Izrael. Pra ky është një lloj pakti në mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Kjo ka të bëjë edhe me interesat e SHBA-së në rajon, edhe në Ballkan edhe këtu në Lindjen e Mesme”, ka thënë Leibovich.

Leibovich u shpreh se Irani vazhdon të ndërhyjë në Kosovë, në Shqipëri me anë të sulmeve kibernetike.

“Armët nukleare të Iranit nuk janë kërcënim vetëm për Lindjen e Mesme apo Izraelin, por për të gjithë botën. E Irani vazhdon të ndërhyjë në Kosovë, në Shqipëri me anë të sulmeve kibernetike. E pamë atë që ndodhi me ambasadorin iranian në Shqipëri pak vite më parë, pra e dimë se ai nuk ka qenë vërtetë ambasador”.

“Ky është vetëm një shembull i krahëve të zgjatur të Iranit kudo në botë. Kështu që pres që Kosova, Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit e të Evropës dhe tjerat që mendojnë si ne që ta përkrahin Izraelin për ta mbrojtur veten dhe të sigurohemi që bota do të jetë një vend më i qëndrueshëm pa një Iran nuklear, ka thënë Leibovich. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.