Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Legjendën e tenisit e përzënë nga Fed Cup

NULL NULL
23.04.2017 11:08

Legjenda rumune e tenisit, Ilie Nastase, është përzënë nga gara Fed Cup, pas i ka keqtrajtuar lojtaret, gazetarët dhe gjyqtarin, në një takim në Konstancë të Rumanisë, kanë thënë zyrtarët e tenisit.

Zoti Nastase, 70 vjeçar, që është kapiten i ekipit të femrave të Rumanisë, është përzënë mbrëmë, vetëm një ditë pasi qartas kishte bërë komente ofenduese racore lidhur me yllin amerikan të tenisit, Serena Williams, e cila në mediat sociale ka njoftuar se është shtatzënë.

David Haggerty, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, e ka kritikuar Nastasen për “sjelljen e tij të papranueshme”.

Zyrtarët thanë se ai kishte bërë fyerje të ashpra ndaj anëtareve të ekipit të Britanisë, Ane Keothavong dhe Johanna Konta, që kishin quajtur pas ofendimeve të Nastases.

Lidhur me komentet e tij për tenisten Williams, Nastase e ka mbrojtur vetveten në Televizionin e Rumanisë, duke thënë se “ishte vetëm shaka”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme