Lee Jung-jae tregon se çka ndryshoi në jetën e tij pas Squid Game NULL NULL 12.10.2021 10:13 12.10.2021 10:13 Lee Jung-jae, ylli i serisë hit të Netflix, Squid Game, foli për suksesin e serialit dhe atë se çfarë ka ndryshuar në jetën e tij që kur u transmetua ky projekt filmik. Aktori 48-vjeçar luan rolin e Gi-hun, i cili bëhet pretendenti numër #456 në garën vdekjeprurëse. “Nuk e prisja fare këtë sukses kur e pash për herë të parë Squid Game si projekt. Por kur e lexova skenarin, kuptova se ai përmbante elemente që mund të jehonin te të gjithë dhe të triumfonin edhe jashtë Koresë”, tha Lee për Variety, transmeton Klan Kosova. Pavarësisht suksesit të jashtëzakonshëm të serialit, Lee nuk ka marrë ende asnjë telefonatë nga Hollivudi. “Asnjë propozim apo kërkesë nuk më ka ardhur”, tha ai. “Por, nëse do të vinte e duhura, do të isha i lumtur të isha në një prodhim jashtë shtetit. Mund të jetë argëtuese”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.