Ledri Vula do performojë në Sunny Hill Festival NULL NULL 22.06.2019 13:00 22.06.2019 13:00 Këngëtari i njohur kosovar, Ledri Vula, do të performojë në skenën e festivalit ndërkombëtar të muzikës Synny Hill Festival që do të mbahet në Prishtinë për të dytin vit. Në faqen zyrtare të festivalit në Facebook është bërë e ditur që Vula do të jetë pjesë e këtij festivali. Sunny Hill Festival këtë vit do të mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht, njofton Klan Kosova. Vitin e kaluar, Sunny Hill Festival mblodhi rreth 50,000 njerëz për tri ditë dhe net rresht pandërprerë, ndërsa këtë vit pritjet janë që ky numër i pjesëmarrësve të rritet edhe më shumë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.