Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leciser turpëron Manchester Cityt në “Etihad Stadium” (VIDEO)

NULL NULL
27.09.2020 19:23

Lecister City ka befasuar në “Etihad Stadium”, skuadrën e Pep Guardiolas, Manchester City-n, pasi e ka mposhtur me rezultatin e lartë 5:2.

Të parët në epërsi kaluan vendasit e Manchesterit me Mahrez, ndodhi kjo në minutën e katërt të ndeshjes, njofton Klan Kosova.

Për rezultatin, 1:1, të pjesës së parë, u përkujdes Vardy i cili shënoi nga penalltia në minutën e 37-të.

Lecister ishte i pandashëm në pjesën e dytë pasi arriti të shënon plotë katër herë në portën e qytetarëve.

Vardy kompletoi tre golshin në minutat 54’ dhe 58’, kurse Maddision dhe Tielemas, ishin shënuesit e radhës te ky ekip.

Golin e vetëm  në ketë pjesëlojë për Cityn e shënoi Ake, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.