Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lecce e Ylber Ramadanit e mbyll vitin me humbje, Como merr 3 pikë

NULL NULL
30.12.2024 20:32

E humbi penalltinë në pjesën e parë.

Por Nico Poz e përmirësoi vetën, duke shënuar katër minuta pasi nisi fraksioni i dytë në duelin ndaj Lecces.

Këta të fundit e nisën takimin pa reprezentuesin e Shqipërisë, Ylber Ramadanin, për të cilin nuk pati fare minuta gjatë këtij ballafaqimi kampional, njofton Klankosova.tv.

Në stol te Lecce ishte edhe shqiptari tjetër, Dario Daka.

Futbollisti i cili asistoi në golin e parë, Patrick Cutrone, e dha vulën për fituesin e kësaj përballje, duke shënuar në minutën e 79-të.

Pas kësaj fitore, Como shkon në kuotën e 18 pikëve dhe zë vendin e 15-të, duke e kaluar Leccen në tabelë, e cila me 16 pikë bie te pozita e 16-të, raporton Klankosova.tv.

Kampionati italian i futbollit, Serie A, e mbyll vitin 2024 me ndeshjen Bologna – Verona, e cila transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 20:45.

Komentator, Andin Lokaj!

lajme të ngjashme