LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron James me kontratë të re në Lakers, bëhet lojtari më i paguar në histori të NBA-së

NULL NULL
17/08/2022

LeBron James dhe Los Angeles Lakers kanë rënë dakord për një zgjatje të kontratës dyvjeçare, me vlerë prej 97.1 milionë dollarë, sipas raporteve.

Marrëveshja e bën Jamesin lojtarin më të paguar në NBA ndonjëherë, me 532 milionë dollarë të garantuara. Kevin Durant e ka mbajtur deri më tani këtë rekord, me 509 milionë dollarë.

Katër herë kampioni i NBA-së mund të zgjedhë të bëhet agjent i lirë në vitin 2024, ose të presë deri në vitin 2025, për të nënshkruar me cilëndo skuadër që tërheq djalin e tij 17-vjeçar, Bronny, i cili pritet të hyjë në ligë atë sezon. James ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të luajtur së bashku me djalin e tij.

James po shkonte në sezonin e fundit të marrëveshjes së tij me një pagë në 2022-2023 prej 44.5 milionë dollarë, shkruan DailyMail, përcjell Klankosova.tv.

Tani ai do të fitojë 46.7 milionë dollarë për sezonin e ardhshëm, teksa do t’i bashkohet shokut të skuadrës, Antonio Davis, në kontrollin e së ardhmes së tij të afërt. Të dy lojtarët mund të zgjedhin të bëhen agjentë të lirë më 2024 ose 2025.