LeBron James kërkon të gjendet vrasësi i motrës së shokut NULL NULL 05.11.2020 11:50 05.11.2020 11:50 Superylli i basketbollit, LeBron James, ka kërkuar që të gjendet dorasi i Ericka Weems, motrës së mikut të tij të fëmijërisë, Brandon Weems. “Motra e vëllait tim u vra fundjavën e kaluar në shtëpinë e saj. Familjes së vëllait tim i duhen përgjigje se pse dhe nga kush”, shkruan James në Twitter. “Qyteti im, kam nevojë që ju të gjithë të punoni dhe ta gjeni se kush ia ka bërë këtë gjë të tmerrshme të turpshme dhe të neveritshme një engjëlli kaq të kujdesshëm dhe të dashur”, vijon ai. AKRON OHIO!! My brother’s sister was murdered this past weekend in her home! My brother family need answers to why and by whom. My city I need y’all to go to work and find out who did this awful, shameful, disgusting thing to such a caring, loving angel! #Justice4EricaWeems❤️💔 — LeBron James (@KingJames) November 4, 2020