Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LeBron James, agjent i lirë

NULL NULL
29.06.2018 17:02

LeBron James e ka informuar klubin e tij, Cleveland Cavaliers, që nuk do të kthehet për vitin e tij të fundit të kontratë, dhe se do të bëhet agjent i lirë.

James është përfolur se do të kalojë te disa klube, mes tyre Houston Rockets, Los Angeles Lakers dhe Philadelphia 76ers.

James i kishte kaluar shtatë vjetët e tij të parë te Cavaliers por ishte larguar pas mungesës së sukseseve më këtë skuadër.

Pas katër vjetësh dhe dy titujve me Miami Heat, ai ishte rikthyer te Cavs më 2014, duke arritur në katër finale radhazi dhe duke ia sjellë titullin e parë në histori skuadrës nga Ohajo – vend ku edhe ku ka lindur.

Megjithatë, pas dy finalesh radhazi të humbura, duket se James po shkon në një destinacion tjetër.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.