Leart Emini: Nuk më befasoi goli i Shaqirit, por këmba më të cilën e shënoi atë NULL NULL 21.06.2021 00:19 21.06.2021 00:19 Futbollisti Leart Emini nuk është shprehur i befasuar me golin e sotëm të Xherdan Shaqirit kundër Turqisë, por që befasi për të është se ai shënoi me këmbën e djathtë. “Në kushte normale lojtarët që luajnë më këmbën e majtë, rrallë herë ndodhin që të shënojnë gola si ky i Shaqirit”, është shprehur Emini në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova. Tutje, Emini thotë se edhe Turqia ka pasur raste të mira por sipas tij Zvicra ka qenë më e mirë se në ndeshjet e para. “Gjithashtu më ka befasuar edhe Turqia sepse ka pasur paraqitje të dobëta. Në dy ndeshjet e para ka pasur paraqitje totalisht inferiore, por sot me Zvicrën goli i Seferoviq ndryshoi rrjedhën e lojës dhe për mendimin tim kapaciteti i Zvicrës është deri këtu, nuk mendoj se do të mund të përballet me kombëtare më të forta”, është shprehur ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.