Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Leao kthehet dhe e rikthen Milanin në krye, debuton Fullkrug

NULL NULL
02.01.2026 22:54

Në ndeshjen e parë të xhiros së tetëmbëdhjetë të Serie A, Milan mundi Cagliarin 0-1 dhe, dhe merr vendin e parë në tabelë.

Në ditën e kthimit të Massimiliano Allegrit në Sardenjë, Rossonerët e nisën fushatën e tyre 2026 me një fitore, megjithëse Rossoblutë patën një nisje më të mirë, të nxitur nga Palestra.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por Rossonerët dolën më mirë në pjesën e dytë, duke shënuar epërsinë 1-0 në minutën e 50-të me një gjuajtje me të majtën nga  Leao pas asistimit shumë të mirë të Rabiot.

Fullkrug gjithashtu bëri debutimin e tij, duke hyrë në vend të golashënuesit dhe duke luajtur minutat e para për klubin e tij të ri. Futja e Pavolettit rezultoi e kotë për Pisacane, pasi Cagliari mbetet në 18 pikë, ndërsa  Milan ngjitet në 38 dhe pret eventualisht gabimet e Interin dhe Napolit.

lajme të ngjashme