Lea Michele tregon unazën e martesës (FOTO) NULL NULL 19.03.2019 12:00 19.03.2019 12:00 Lea Michele u martua me të dashurin e saj Zandy Reich në fillim të këtij muaj dhe tani ajo po e tregon unazën e saj në disa momente nga muaji i mjaltit të saj, transmeton Klan Kosova. Aktorja 32 vjeçare ka ndarë disa postime në Instagram nga një plazh për të treguar unazën. “Jeta e një gruaje”, shkroi Lea. Unaza e fejesës dhe e martesës janë në gishtin e saj të majtë. Lea u martua në një ceremoni private në Kaliforninë veriore më 9 mars.