LDK zyrtarizon kandidaturën e Sokol Halitit për kryetar të Vitisë NULL NULL 23.06.2025 20:20 23.06.2025 20:20 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njofton se Sokol Haliti është zyrtarisht kandidati i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Vitisë edhe për një mandat. Abdixhiku tha se nominimi i Halitit nga kryesia e degës së LDK-së në Viti është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së tij shumëvjeçare në krye të komunës. “Sokoli është figura e përkushtimit të qetë. Është njeriu që nuk ka ndërtuar pushtet mbi zhurmë, por mbi punë. Nuk ka kërkuar lavdi politike, por e ka merituar respektin e qytetarëve me thjeshtësi, me ndershmëri dhe me shërbim”, shkroi Abdixhiku në Facebook. Ai vlerësoi lart punën e Halitit gjatë tri mandateve të tij, duke theksuar se në Viti janë realizuar projekte konkrete, janë ndërtuar rrugë dhe shkolla, janë zgjeruar shërbimet shëndetësore dhe janë modernizuar fshatrat. “Sokolin e njoh prej vitesh. E kam parë në punë, në përgjegjësi, në heshtje. Ai gjithmonë ka qenë pranë njerëzve – në zyrat e komunës, në rrugët e qytetit, në vizita nëpër fshatra. Shembull për ne të gjithë”, u shpreh kreu i LDK-së transmeton Klankosova.tv. Sipas tij, Haliti ka përballuar sfidat pa u ankuar dhe se me vizionin e tij dhe mbështetjen që ka në Viti, LDK pret që katër vitet e ardhshme të jenë edhe më të suksesshme. “Për vizionin që ka, ai dhe LDK bashkërisht, si dhe për mbështetjen e madhe që e gëzon në Viti, këto katër vite do të vijnë”, përfundoi deklarimi i Abdixhikut. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025