LDK sot zgjedh kandidatin për kryetar të Podujevës NULL NULL 15.02.2020 08:47 15.02.2020 08:47 Lidhja Demokratike e Kosovës sot pritet të vendosë se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës. Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, anëtari i degës së LDK-së në Podujevë, Nexhmi Rudari, duke shtuar se mbledhja është caktuar të mbahet në ora 11:00. “Sot do të mblidhet Kryesia e LDK-së dhe aty do të vendoset për kandidatin për kryetar të Komunës së Podujevës”. “Kjo mbledhje do të mbahet në Podujevë, (kryesia e degës në Podujeve). Mbledhja është caktuar për ora 11:00”. “Do të shqyrtohen propozimet e mundshme që kanë ardhur edhe prej nëndegëve të terrenit dhe aty do të vendoset”. “Deri më sot nuk kemi biseduar për kandidat, më shumë kemi biseduar për organizim dhe mobilizim”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë