LDK, partia më e vjetër, gati 33 vjeçe (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 22.12.2022 20:28 nga Qendresa Bellagoshi 22.12.2022 20:28 U nis me 23 nënshkrime, për të marrë dhënë me qindra-mijëra sosh. Intelektualët e kohës, më 1989 vunë themelet e një partie që u bë lëvizje. Ajo u pagëzua me emrin “Lidhja Demokratike e Kosovës”, në gjirin e së cilës shpejtë u futën populli që kishte mbetur pa përfaqësim në ish-Jugosllavinë socialiste, njofton Klan Kosova. Nismëtarët para ditës së madhe patën detyra të ndara, derisa krejt ata që u angazhuan qenë të vetëdijshëm për rrezikun.