LDK të enjten i zyrtarizon kandidatët për kryetarë të komunave NULL NULL 08.07.2025 15:01 08.07.2025 15:01 Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur për të enjten një mbledhje të Kryesisë së partisë. Në këtë mbledhje, pritet të shqyrtohen dhe zyrtarizohen kandidatët për kryetarë të komunave në zgjedhjet 12 tetor. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi Besian Mustafa. Deri tash, LDK ka shpallur zyrtarisht kandidatët e saj në disa komuna: Gjilanin, Podujevën, Lipjanin, Vitinë, Vushtrrinë, Mitrovicën e komuna të tjera. Derisa në Prizren pritet të garojë Driton Selmanaj. Zyrtarizimi i Selmanajt pritet të ndodh nesër nga kryesia e degës së kësaj partie. Derisa, të enjten pritet të publikohet lista e plotë e kandidatëve të këtij subjekti politik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 51 minuta më parë