LDK-ja përkrah amandamentet për zgjedhjen e Presidentit nga populli (VIDEO) NULL NULL 05.03.2026 21:04 05.03.2026 21:04 Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia që e drejton ai i mbështet në parim amandamentet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga qytetarët. Komentet, ai bëri në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që po mbahet aktualisht. “Janë në frymë me bindjen tonë ideologjike, presidenti i Kosovës duhet të zgjedhet nga qytetarët drejpërsëdrejti. Kushtetuta të ndërrohet natën më besoni që nuk ka bereqet”. ” Ta përsëris edhe një herë LDK i mbështet dhe i voton”, deklaroi më tutje Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.