LDK-ja mblidhet sot, afër zgjedhjet e brendshme NULL NULL nga Hekuran Sokoli 24.05.2023 12:48 nga Hekuran Sokoli 24.05.2023 12:48 Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 15:00, me ç’rast do të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme. Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Gentiana Azemi. Pas mbledhjes së kryesisë, të premten pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve. Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. klankosova.tv