Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK-ja ia kthen përgjigjen e vjetër VV-së: Të flasim për kryeparlamentarin

NULL NULL
15.01.2020 13:16

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dërguar me shkrim propozimin e tyre Vetëvendosjes pas kërkesës së kryetarit Albin Kurtit që t’i kthejë përgjigjën për ofertë që Vetëvendosje dje i dërgoi.

Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, LDK i ka dërguar propozimin e vjetër të 8 janarit që e kanë shpalosur edhe verbalisht në takim, njofton Klan Kosova.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”.

Në këtë propozim ku përfshihet edhe kryeparlamentari, LDK edhe pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës, e dëshiron këtë post.

Propozimi i 8 janarit i LDK-së ishte ndarja e ministrive 5 me 5, kryekuvendari dhe presidenti.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.