LDK-ja i tha ‘jo’ një qeverie të pakicës – Armend Zemaj sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 05.11.2025 15:10 05.11.2025 15:10 Të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar është Armend Zemaj, deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim për zhvillimet e fundit në skenën politike, konkretisht për mandatimin e Glauk Konjufcës për kryeministër të Kosovës. Gjithashtu, me Zemajn do të diskutojmë edhe për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate. A do të ndryshojë mendje LDK-ja për Qeverinë Konjufca? A ka votë Armend Zemaj për Glauk Konjufcën si kryeministër? Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube.