Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LDK e mohon prishjen e koalicionin me VV-në në Mitrovicë

NULL NULL
03.02.2026 10:54

Safet Kamberi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë i ka mohuar raportimet se kjo parti ka prishur koalicionin me Vetëvendosjen.

Për Klan Kosovës, Kamberi tha se këtë javë pritet të përfundojnë të gjitha emërimet në komunë.

Dyshimet për ndarje të rrugëve mes dy partive erdhën sa i përket emërimeve të drejtorëve nga LVV, e cila e ka pushtetin në Mitrovicë.

Kujtojmë se Kamberi para disa javësh është zgjedhur Kryesues i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar me detajet e reja nga ky zhvillim./Klankosova.tv

 

lajme të ngjashme