LDK dorëzon në Kushtetuese lëndën për votimin “tinëzar” NULL NULL 04.07.2025 14:45 04.07.2025 14:45 Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar lëndën për Komisionin për Votim të Fshehtë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Pyetja e LDK-së për Kushtetuesen është se “a ka të drejtë kryesuesi i Kuvendit, deputeti më i vjetër, Avni Dehari, që të vazhdojë t’i ftojë deputetët që ta zgjedhin komisionin për votimin e fshehtë?”, njofton Klankosova.tv. Lidhur me këtë, para mediave është deklaruar Shkëmb Manaj nga LDK. “Nuk ka vullnet politik ta ndryshojë rendin e ditës në seancën konstituive”, u shpreh ai. Manaj tutje thotë se LDK kërkon nga kryesuesi i seancave konstituive, Avni Dehari që t’i kthehet rendit të ditës, dhe kështu të vazhdohet me votimin e kryetarit/es së Kuvendit të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 3 orë më parë