LDK: Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, kujtohet si moment kthese i rrugëtimit të Kosovës NULL NULL 02.07.2024 12:34 02.07.2024 12:34 Lidhja Demokratike e Kosoves; Foto: Ilustruese Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se data 2 korrik e vitit 1990, shënon gurthemelin e shtetësisë së Kosovës, ngjarjen e veçantë të vendit në rrugëtimin historik e politik drejt lirisë e pavarësisë së Kosovës, Deklarata Kushtetuese. Në njoftimin e lëshuar thuhet se Lëvizja gjithëpopullore e Kosovës, e prirë nga presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, unifikoi popullin rreth kësaj kauze, vuri bazat juridike e institucionale të shtetësisë si dhe fitoi përkrahjen e botës demokratike. “Këto përpjekje epike u pasuan nga lufta e çlirimtare e popullit të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-së, të cilat sollën përfundimisht lirinë në Kosovë. Në këtë datë të rëndësishme, shprehim mirënjohjen tonë delegatëve të Kuvendit të 2 Korrikut, për guximin në atë kohë me kushte shumë të rënda, në artikulimin e vullnetit të popullit për liri dhe pavarësi”. “Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, kujtohet si moment kthese i rrugëtimit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur e sovran, i integruar në NATO e BE, dhe në miqësi të përhershme me ShBA-të”, thuhet në reagim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haxholli thotë se MPJD i dha vërejtje me shkrim për reagimet e tij ndaj Serbisë në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës 1 orë më parë
Kosova Policia bastis shtëpinë e një burri në Pejë, i gjen mbi 27 mijë euro e 54 fishekë 5 orë më parë