Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LB: Demarkacioni të procedohet sa më shpejt në Kuvend

NULL NULL
19.09.2017 11:25

Lëvizja për Bashkim i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

“Lëvizja për Bashkim, duke qenë se edhe në kohen e protestave, peticionit e gazit lotsjellës për demarkacionin ka deklaruar se e vetmja rrugë për ta kontestuar marrëveshjen për demarkacion është rrëzimi i saj në Kuvendin e Kosovë, thërret qeverinë e vendit që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale dhe të mos humb kohë me krijimin e komisioneve të reja, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi”.

“Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare”.

“Vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar”, theksohet në një kumtesë të këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme