Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lazzarini: Lufta e Izraelit në Gaza i ka tejkaluar vijat e kuqe

NULL NULL
07.04.2024 22:44
Foto nga Arkiva: Philippe Lazzarini gjatë një konference shtypi
Foto nga Arkiva: Philippe Lazzarini

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët në Palestinë (UNRWA), Philippe Lazzarini, përmes një deklarate në “X” tha se asnjë fjalë nuk mund të bëjë drejtësi për tmerret në të cilat, siç u shpreh ai, po jetojnë njerëzit në Gaza që nga fillimi i luftës.

“Kjo luftë theu të gjitha superlativat me numrin më të madh të fëmijëve të vrarë, punonjësve të ndihmës, gazetarëve dhe ekipeve mjekësore”, u shpreh ai.

Tutje, Lazzarini u shpreh se lufta e Izraelit në Gaza i ka tejkaluar vijat e kuqe.

“Të gjitha linjat, përfshirë vijat e kuqe, u kaluan”, shtoi ai.

lajme të ngjashme