Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lavrov paralajmëron SHBA-në të mos tallen me “vijat e kuqe” të Rusisë

NULL NULL
04.09.2024 17:51
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Foto arkiv: Reuters

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka paralajmëruar SHBA-në të mos bëjnë shaka me “vijat e kuqe” të Moskës.

“Unë nuk do të habitem nga asgjë – amerikanët tashmë e kanë kaluar pragun që i vendosën vetes. Ata janë duke u nxitur, dhe Zelensky natyrisht e sheh këtë dhe përfiton nga kjo”, i tha Lavrov për një televizion rus.

Ai po komentonte një raport në të cilin thuhet se ShBA-sa është afër një marrëveshjeje për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi me rreze të gjatë JASSM që mund të arrijnë thellë brenda Rusisë, për të cilën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lobuar për një kohë të gjatë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.