Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian NULL NULL 30.04.2022 15:24 30.04.2022 15:24 Laura Fazliu ka arritur të rrëmbejë medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Fazliu kishte mundësin që të fitonte edhe medaljen e artë, por që në finale u mposht nga Gemma Hoëell, me IPPON. Laura kishte një paraqitje mbresëlënëse, por që u mposht nga britanikja, që kishte më shumë përvojë. Kjo është medalja e parë për Fazliun. Ndryshe, në këtë garë kanë marrë pjesë edhe tre xhudist tjerë nga Kosova: Akil Gjakova, Flaka Loxha, që pa fat mbetën pa medalje dhe Distria Krasniqi rrëmbeu të bronztën dje.