Laura Fazliu, e argjendtë në Mastersin e Jerusalemit NULL NULL 21.12.2022 17:16 21.12.2022 17:16 Laura Fazliu është treguar e jashtëzakonshme në Mastersin e Izraelit. Fazliu e ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo, në luftë për medaljen e artë, u mposht nga japonezja Miku Takaichi me IPPON. Xhudistja kosovare ishte më e suksesshme sesa izraelitja Gili Sharir, të cilën e eliminoi në gjysmëfinale. Në rrethin e parë, ajo e mposhti francezen Manon Deketer. Në atë të dytë ishte më e mirë se sllovenia Andreja Leski, kurse në çerekfinale e eliminoi polaken Angelika Szymanska. Dje, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Nora Gjakova u rendit e pesta. Nesër do të garojë edhe Loriana Kuka.