Laura Fazliu e argjendtë në Austri NULL NULL 07.03.2026 17:48 07.03.2026 17:48 Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prix Upper Austria. “Laura ishte e lirë në xhiron e parë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, Leila Mazouzi nga Slovenia. Në çerekfinale Laura mposhti me Wazaari garuesen nga Kroacia, Nina Cvjetko”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës. “Në gjysmëfinale Laura mposhti me Ippon, Sara-Joy Bauer nga Gjermania”. Fazliu në finale humbi nga brazilianja Rafaela Silva por ajo gjithsesi do të kthehet në Kosovë me medaljen e argjendtë.