Latifi pretendon se Kosova mund të bëhet “Luginë Silikoni” për telemjekësi (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 23.09.2022 20:34 nga Arbreshë Uka 23.09.2022 20:34 Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, paralajmëroi edhe krijimin e qendrës për hulumtime shkencore dhe asaj për simulime, për të cilat tha se fondet janë siguruar. Sipas tij me qëllimin e vetëm që mjekët dhe infermierët të trajnohen. I pari i shëndetësisë kosovare teksa u pyet për vizitat e shpeshta ndërkombëtare, shpjegoi se këto po i bën me arsyen e vetme, atë të krijimit të qendrave të ekselencës dhe trajnimit të stafit shëndetësorë. Ministri Latifi, mes tjerash, konfirmon se gjendjen në shëndetësi nuk mund ta ndërroj së shpejti, për shkak të problemeve shumë vjeçare të trashëguara. “Mjekësia nuk bëhet brenda natës dhe s’do të bëhet as brenda këtij viti e as brenda vitit të ardhshëm. Unë po flas brenda 5-10 viteve të ardhshme që t’i keni strukturat tona, me qenë pjesë e botës”, tregon ministri. Derisa u shpreh i hapur për bashkëpunim sa i përket menaxhimit të shëndetësisë, duke thënë se kushdo që ka një mënyrë për ta zhvilluar shëndetësinë brenda natës, i lutem të ma tregojë. Të gjitha këto, Latifi i tha në një konferencë të përbashkët me euro-deputetin austriak, Lucas Mandl, pas një takimi që mbajtën lidhur me bashkëpunimin në fushë e shëndetësisë dhe përkrahjen evropiane.