Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin (VIDEO)

NULL NULL
02.07.2025 11:14
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.

Konkretisht, ai në emisionin “Fol me Arin” në Radio Klan Kosova FM dhe Klan Kosova akuzoj ministrin në detyrë të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, se nuk ka vullnet politik për ta zgjidhur problemin e komunave me Kontratën Kolektive.

Latifi deklaroi se politika e Vetëvendosjes, është politikë e inateve.

“Në ato që nuk ishte dashur të jetë karakteristikë e një politikani që ka përgjegjësi, në këtë rast të një politikani që quhet Hekuran Murati. Ata e kanë njëfar inati, njëfar pezmi se pse është nënshkruar kontrata kolektive dikur. Dhe meqenëse nuk është nënshkruar nga këta që janë sot në pushtet dhe po mundohen ta mbajnë me çdo kusht, atëherë këta nuk po duan t’i japin zgjidhje problemi me kontratën koletive”, deklaroi Latifi në Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.